Mijëra qytetarë të besimit islam në Kosovë sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, e njohur në zhargonin popullor si Bajrami i madh.
Muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i agjërimit, i lutjes dhe sakrificës përfundoi. Mëngjesi i së premtes besimtarët mysliman i gjen në xhami duke falur Bajramin.
Siç e do tradita, për drekën e Bajramit përgatiten disa ushqime tradicionale të shqiptarëve, raporton Arbresh.info.
Nuk mund të quhet festë e plotë, nëse në sofër nuk vendosen ëmbëlsira tradicionale, siç janë Bakllava, Hallva, Tulluma, Kadaif, Trileqe e ëmbëlsira të tjera.
Selvete Nura nga Mitrovica, me të marrë porosinë fillon menjëherë me gatimin e ëmbëlsirës tradicionale të bakllavës që përgatitet për çdo Fitër Bajram.
Ajo fillon me procesin e përgatitjes, madje tregon se këtë ëmbëlsirë e përgatit që nga fëmijëria dhe recetën e ka trashëguar nga nëna e saj.
“Fillojmë që ti përgatisim, kemi vezët, vajin, një pecivë, qumështin dhe kosin. Dhe i vazhdojmë përbërësit për të përgatitur bakllavën”, tha ajo.
Me mallëngjim kujton fillimet e saja kur ishte dalë në promovim në panairin e grave në biznes dhe kishte arritur të shesë vetëm një copë të bakllavës.
Për të kishte qenë një gëzim i madh, madje thotë se nuk e kishte menduar se do të vinte dita që porositë në festë mund të arrinin shifrën deri në 300 porosi.
“Kemi filluar me procedurën e miellit për të fituar masën dhe për të vazhduar me përgatitjen finale të bakllavës. Tani është edhe ramazani afër e kemi Fitër Bajramin, kemi porosi është ëmbëlsirë tradicionale. Kam filluar që të dalë me gratë në panaire me bakllavë kam shitur 0.50 cent copën. Brenda ditës kam shitur vetëm një bakllavë ka qenë një gëzim i madh. Asnjëherë nuk kam menduar që do të më vjen kjo ditë që për një festë mund të shkoj deri në 200-300 bakllava”, shtoi ajo.
I gjithë sekreti i bakllavës sipas Selvetës është sherbeti.
“Jemi në përfundim, bakllava është ftohur. I gjithë sekreti i bakllavës është sherbeti, po të mos jetë sherbeti në rregull, bakllava nuk mund të dal e mirë”, tha Nura.
Pas tri orë pjeke bakllava është gati, Nura uron të gjithë besimtarët mysliman Fitër Bajramin.
“Kjo është bakllava që do të servohet për Fitër Bajram, ju uroj festën të gjithë besimtarëve mysliman nga Pastiqeria jonë”, përfundoi ajo.
Ndryshe, ëmbëlsira më e përdorur në familjet myslimane është bakllavaja, por nuk përjashtohen edhe ëmbëlsira të tjera. Sipas preferencës mund të gatuhet hallvë, kadaif, trileçe etj.
Kjo festë si dhe ajo e Kurban Bajramit janë festat më të mëdha të kalendarit mysliman, prandaj edhe shtrimit të tryezës i kushtohet një rëndësi e veçantë. /Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki