Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, meqë Policia e Kosovës do të kishte gjetur forma të ndryshme për ta siguruar.
Ai në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e Komunës, ka thënë se në pjesën veriore ka shumë probleme dhe që sipas tij ato dihen.
Elshani i ka pyetur të pranishmit se do të ishte mirë të tregonin se pse mendojnë se ura duhet të mbetet e mbyllur.
“Ka shumë probleme qe ka Veriu i vendin që shumicën prej tyre i dimë dhe i kemi informuar të gjitha. E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur, do të ishte mirë nga ju me ndëgjuar se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguruar, ne kishim gjete forma për ta siguruar në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani, raporton eo.
Nënkryetare e komunës Katarina Axhanqiq, ka thënë se është mirë kur bashkëpunojnë me qytetaret që ti zgjedhin problemet më të cilat përballen.
“Më vjen mire që së bashku po shohim cilat janë problemet dhe ti zgjedhim së bashku. Kam pasur kontakte dhe kam në vazhdimësi, u kam ndihmuar qytetarëve, pavarësisht problemeve me dokumente etj. Njerëzit janë të thjeshtë në kërkesat e tyre, janë të vetëdijshëm për obligimet e tyre. Ka platforme të hapur të mundësuar nga qeveria për pyetje e përgjigje madje edhe konkurse për subvencion të qytetareve. për fëmijët e porsalindur, etj”, ka thënë ajo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...