Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, tha se nga 1 nëntori e deri më tash nga tabelat e vjetra KM, PR, GL, etj janë regjistruar 2512 sosh, dhe se sipas tij, nëse merret parasysh edhe 800 sosh më herët, atëherë numri i tyre shkon mbi 3 mijë.
“E kemi thënë disa herë e vazhdojmë ta themi edhe në mediet serbe edhe në bashkëbisedim me qytetarët në veri, që dy ose tre ditë pas datës 1 dhjetor, targat e vjetra do të konsiderohen ilegale dhe nuk do të ketë më”, tha Elshani për RTK.
Ai ka thënë, se nuk do të merren me garancinë se a do të ketë apo jo vetura me targa ilegale pas 1 dhjetorit, por tha se pas kësaj date tabela të vjetra nuk do të ketë më në rrugët e Kosovës. Ndërsa në pyetjen se a do të ketë afat shtesë për këto targa, Elshani tha se për këtë vendosë Qeveria.
“Pra ligji e thotë që veturat me tabela të vjetra KM, PR, GL etj, tash e tutje pas kësaj date do të konsiderohen si vetura të paregjistruara”, tha ai.
Elshani thotë se në rastet emergjente, nëse dikë e kapin me këso tabela, që është drejtuar për në spital, do t’i konfiskohet vetura, porse policia nuk do ta lë në rrugë dhe do ta përcjellë për në spital.
“Tjetra nëse një veturë është e parkuar me targa ilegale, ajo nuk do të preket, por në momentin kur e hasim në lëvizje, ajo konfiskohet”, tha Elshani.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike