Elshani: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në veri

14:33 | 25 Shtator 2024
E.H

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka thënë se Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në pjesën e veriut të vendit.

Ai ka deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i tillë.

“Statistikat e tregojnë më së miri se a jemi duke ecur para apo mbrapa me bashkëpunim, ne kemi më shumë raste të raportuara në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit se sa vitit 2022 , më shumë se kur shumica e policëve kanë qenë kosovarë me etni serbe”, tha Elshani në KosovaToday.

“Dyert janë të hapura për qytetarët gjatë tërë kohës komunikojmë me ata, konsiderojmë se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme