Google ADS

Eliza Hoxha “provokon” serbët, pas ndalesës që ia bënë në kufi

17:52 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Eliza Hoxha, është kthyer në provokatore.

Policia serbe ndaloi tri foto të saj të periudhës së para luftës në Kosovë.
Është rritur në kohën e protestave dhe si artiste shumë dimensionale vazhdon të protestojë. Në kryeqytetin serb ndjehet e lirë dhe lojën me simbolet në art e sheh të pakufijshme, shkruan klan.al.

Fotot kishin flamuj, atë shqiptar dhe atë të Kosovës.

Gjenerata e saj ka luftuar për hapësirë në shprehje dhe liri. Dekada më vonë ajo lidhjet i sheh si ekzistuese dhe të rëndësishme sado të vogla të jenë. Urat e reja janë më të sinqerta se sa ato politike.

Kufijve të politikës, Eliza nuk u frikësohet dhe thotë se ka nevojë për të parë njëri-tjetrin në art pa e harruar origjinën dhe të shkuarën, por liria e secilit është objektivi i pafund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme