Tri fotografitë që iu ndaluan në kufi nga serbët, sipas Eliza Hoxhës janë dëshmi dhe realitet, që dikush në Serbi nuk po mund ta përballojë.
Artistja kosovare, Eliza Hoxha duke folur për mediat serbe ka thënë se fotografitë me logot e UÇK-së nuk mund të jenë provokim për askënd.
“Nëse është provokim një mbishkrim i UÇK-së, atëherë nuk është faji im. Nëse provokim janë vargjet ‘Kosovë gjaku im nuk falet’, atëherë varegjet janë pjesë të poetit Ali Podrimja. Fotografitë e ndaluara në kufi nuk përfaqësojnë vetëm problemet mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Hoxha për gazetën Danas, trasnmeton lajmi.net.
Por Hoxha ka theksuar se imazhet që i ka sjellur, përsëri do të arrijnë ta sjellin realitetin.
“Erdha këtu për ta treguar realitetin. Ndoshta vizitorët e kësaj ekspozite kanë një perspektivë të re që nuk e kanë parë në media. Pas luftës në Kosovën njerëzit janë të interesuar vetëm të përparojnë”, theksoi Hoxha.
Gazeta serbe e pyeti Hoxhën në lidhje me udhëheqësit e Kosovës, që janë kryesisht pasues të luftës.
Por Hoxha tha se artistët nuk duhet të merren me politikën.
“Jo të gjithë në Serbi kanë menduar dhe mendojnë si Millosheviqi. E di dallim dhe besoj se ka njerëz të mirë në çdo shoqëri. Në pushtet janë burrat e viteve të 90-ta? Kjo është një nga arsyet që jam në këtë festival. Politikanët gjithmonë shkojnë më ngadalë sesa artistët dhe njerëzit që përfaqësojnë kulturën”, deklaroi Eliza Hoxha.
Ndryshe përgjatë rrugës në Beograd, Hoxhës iu ndaluan disa fotografi që flasin për luftën në Kosovë dhe që kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...