Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, i ka dalë në krah ambasadores Vlora Çitaku pas skandalit me Xhamajkën, së cilës iu referua presidenti Hashim Thaçi kur njoftoi se kinse ky shtet ka njohur Kosovën.
Hoxha e quajti vlerë të shtetit Çitakun dhe se për të dhe gra të tilla diplomate duhet të jenë krenarë.
“VLORA është vlerë e Kosovës. Edhe MODESTA poashtu. ??? Kosova duhet të jetë krenare për gra të tilla që bëjnë diplomacinë tonë dhe ngrisin imazhin e shtetit tonë nëpër botë. Unë jam shumë krenare me to”, ka shkruar ajo në Facebook.
Çitaku ende nuk ka folur rreth situatës së krijuar edhe pse presidenti dhe Ministria e Jashtme thanë se lajmin për njohjen e Xhamajkës e morën nga një e-mail i dërguar nga ajo.
Derisa ajo hesht nga SHBA, në Kosovë pati edhe të tillë që kërkuan dorëheqjen e saj, në rast se provohet që lajmi i rremë buroi nga ajo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...