Eliza Hoxha e quan qesharak vendimin e Xhelal Sveclës për leje të deputetëve

18:10 | 14 Prill 2020
Arditë Shkodra

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka folur në T7 pas dështimit dhe tërheqjes së rezolutës për pako emergjente.

“Ky ka qenë një vullnet i PDK-së, për derisa qeveria heshtë dhe s’ka qenë aktive por që në idetë që nuk pati një konsensus ose një unitet të akterëve politik që ne të procedojmë me mocionin dhe të krijojmë ligjin e veçantë për këtë pako”, ka thënë ajo duke shtuar se nuk duhet që të pritet që të shihen pasojat pas disa muajve.

“Nuk duhet të presim të merremi me pasojat pas dy tre muajsh po të jemi të gjithë aty dhe njerëzit që nuk kanë pagë, që thjesht presin ku ka pako të përcaktuara nga niveli qeveritare.

Nuk dua të flasë në emër të partive tjera, por ta them sinqerisht kjo pako është për Kosovën që janë peng i aspektit ekonomik.

Pakoja që e ka qeveria, për ta pasur një pako emergjente duhet ta kenë të miratuar në Kuvend, sepse në ligjin që ka kaluar atë natë në pamundësinë që ta plotësojmë edhe ne atë natë”, shtoi e njëjta.

Deputetja Hoxha ka thënë se leja që është dashur që të marrin deputetët nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm është një veprim qesharak.

“Qesharake ka qenë kur vetë deputetët është dashtë të marrin leje nga një ushtrues detyre i ministrit që të marrin leje për të lëvizur.

Unë s’kam kërkuar leje e as nuk kam pranuar ndonjë leje”, shtoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme