Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka nisur një iniciativë në kongresin amerikan për adresimin e mos-vënies së drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Serbia kundër popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Kjo është në fakt iniciativa e parë që është marrë për njohjen ndërkombëtare të krimeve të luftës në Kosovë, të kryera nga ushtria serbe gjatë regjimit të Milloshevicit dhe politikave të tij për shfarosje dhe spastrim etnik, nga një nivel i tillë i lartë sic është kongresi amerikan.
Në komunikatën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se në përgjigje ndaj pyetjeve të kongresistit Eliot Engel, të cilat janë bërë për sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe zëvendës sekretarin për Çështje të Shtetit, John Sullivan, Departamenti i Shtetit ka shprehur besimin se “ata që janë fajtorë për lëvizjen e trupave të civilëve shqiptarë nga Kosova në varreza masive klandestine në Serbi për të fshehur provat e masakrave të mëparshme, duhet të sillen para drejtësisë.”
“Presidenti serb Vuçiç dhe Daçiq u kanë premtuar zyrtarëve të lartë amerikanë për shumë vite që ata do të sillnin para drejtësisë autorët e këtij krimi dhe krimin e djegies së ambasadës tonë në vitin 2008. Ata të dy më premtuan edhe mua”, ka thënë Engel.
Engel theksoi se vrasja masive e një-mijë civilëve është krim kundër njerëzimit, dhe përkundër kësaj, kryerësit e këtyre veprimeve kanë mbetur të padënuar.
“Provat konfirmuan se vendimi për të fshehur provat e krimeve të kryera ishte planifikuar qysh në mars të vitit 1999, në nivelin më të lartë të qeverisë, dhe dëshmojnë se anëtarët e dy departamenteve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (Departamenti i Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe Departamentet e Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për “pastrimin e terrenit” ishin të përfshirë në të. Ka kaluar një kohë e gjatë për Beogradin që të përballet me faktet dhe t’i sjellë njerëzit në drejtësi – duke përfshirë zyrtarët e saj të lartë, të cilët qëndrojnë prapa këtyre krimeve”, është shprehur Engel.
Departamenti ka sjellë raportin nga Qendra për të Drejtën Humanitare në vëmendjen e Prokurorit të sapo zgjedhur të Serbisë për krimet e luftës.
Në lidhje me lajmin ka reaguar zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai e ka përshëndetur këtë iniciativë dhe ka thënë se edhe qeveri dhe parlamente të vendeve të tjera në Evropë dhe jashtë saj duhet të veprojnë ngjashëm, në mënyrë që të vihet drejtësia për mijëra viktima të luftës në Kosovë.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...