Eliot Engel më 17 nëntor në Kosovë, Haradinaj planifikon pritje qeveritare për të

14:26 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se më 17 nëntor në Kosovë do të qëndroj për vizitë zyrtare kongresmeni amerikan, Eliot Engel.

Haradinaj tha gjatë mbledhjes së Qeverisë se ka planifikuar që të organizoj një pritje në kabinetin qeveritar për të, shkruan arbresh.info.

Ai tha se gjatë kësaj pritjeje, Engel mund t’i drejtohet ministrave të kabinetit.

“Rreth 17 nëntor do të kemi një vizitë në Prishtinë të kongresmeni amerikan Eliot Engel. Kam menduar që atë ditë të mbajmë një takim të Qeverise me një pikë solemne ku mund t’i adresohet Qeverisë kongresmeni Engel”, është shprehur Haradinaj.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme