Numërimi i votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta ka filluar në orën 14:00 në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë për arbresh.info se prej momentit të fillimit të numërimit e deri më tani gjithçka po shkon sipas planifikimeve.
“Deri tani procesi ka filluar mirë dhe gjithçka po shkon sipas planifikimeve këtu në QNR “, ka thënë ai.
Ai ka thënë se numërimi i këtyre votave do të filloj së pari për Komunën e Gjakovës dhe Gjilanit.
“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë fillimisht për Komunën e Gjakovës dhe të Gjilanit pasi kështu është edhe renditja e komunave sipas kodeve”, ka thënë ai.
Ai ka treguar edhe renditjen e komunave të tjera se si do të numërohen këto vota.
“Përveç Gjakovës dhe Gjilanit në radhë , pastaj për t’u numëruar janë votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta nga komunat Istog, Kaçanik , Klinë, Kamenicë Mitrovicë e jugut, Podujevë, Shtime, Suharek, Ferizja, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605657106166042/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë