Rastet e fundit që ndodhin si rezultat i mos funksionimit të instancave të sigurisë, bëri që Thesari i Shtetit të vidhet brenda hiq më pak se 8 minuta, me 9 tetor të këtij viti.
Por, sipas Drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, kjo gjë kishte mundur të parandalohet.
Elezi, ka thënë se AKI-ja, ka mandat që të merret me këtë rast, sepse ka pajisje që ia mundësojnë për t’i përgjuar këto.
“AKI, ka mandat të merret me këtë, është një rast shumë i rëndë, kanë të gjitha pajisjet e mundësit teknike operative, për ti gjurmuar këto, e madje duhet të kishin informacione paraprake sepse ky rast më herët ka ndodhur. Është edhe inteligjenca financiare, sepse për të kaluar një transferim i tillë duhet të kalohen shumë procedura, e janë disa mekanizma që duhet të prekur, por është edhe inteligjenca financiare që kontrollon çdo transferim që mund të dal”, ka thënë Elezi.
Gjithë këto, sipas Elezit, institucionet e sigurisë nuk kanë mundur që ta parandalojnë një gjë të tillë.
Bedri Elezi
“AKI-ja ka mandat të veprimit brenda territorit të Kosovës, në aspektin teknik është i përgatitur mirë, por në aspektin e funksionimit të saj nuk është në kryerje të detyrës”, ka deklaruar Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
Elezi, është shprehur se AKI më shumë i shërben personave apo grupeve të caktuara, e janë vendosur më shumë në ndjekje e përndjekje të personave të cilët i kundërshtojnë apo personave të cilët “nëse një person e jep një mendim ndryshe nga puna e AKI-së, është i vendosur në llupë të AKI-së”, e kjo është një shqetësim serioz.
Ai ndër të tjera ka thënë se kjo përzgjedhje e tyre që është bërë do t’i kushtojë Kosovës shumë, sepse po i shërbejnë grupeve të caktuara, pasi që kjo është fokusuar në desiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës, e institucionet e sigurisë kanë nevojë për një rikonstruktim të mirëfilltë.
“Kjo do t’i kushtojë Kosovës shumë, sepse po i shërbejnë grupeve të caktuara, sepse kjo është fokusuar në desiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës. Institucionet e sigurisë kanë nevojë për një rikonstruktim të mirëfilltë, në Policinë e Kosovës, në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në Inteligjencën Financiare edhe inteligjencën në Forcat e Sigurisë së Kosovës, janë këto institucione të Republikës së Kosovës që kanë mandat dhe obligim ligjor të sigurojnë informacione preventive, e jo siç ka ndodhur edhe vjedhja e mjeteve nga Thesari i Shtetit, vjedhja ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, pastaj e kemi edhe sulmin me eksploziv në Ferizaj në një bankë, e pastaj vjedhje ordinere përditshme në qytet e Kosovës, është shtuar numri i vjedhjeve. Ka rënë vullneti i institucioneve të Kosovës për të kryer veprimet e tyre”, ka thënë Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, për arbresh.info.
Elezi ka treguar edhe rastin e disa miqve që punojnë në Policinë e Kosovës, ku shpesh i thonë se “ne po shkojmë në punë për ta kryer orarin e punës sepse asnjë mbështetje reale nuk e kemi, sidomos kur e marrim parasysh se puna jonë shkon në prokurori, e prokuroria është e interesuar vetëm që me porosi të kryej veprimet e saj”.
Elezi, për arbresh.info, ka treguar edhe rastin e tij, kur kishte publikuar një dokument, (plan operativ) të shërbimet sekret të Serbisë (BIA), e ai nuk ishte ftuar nga Policia e Kosovës që t’i ndihmonte shtetit, por ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe ishte marrë në pyetje nga ta.
“Kam publikuar një plan operativ të shërbimet sekret të Serbisë (BIA), për trazirat eventualisht për kërkesat e tyre që të jenë palë në delegacionin e Kosovës. E ato pika që janë publikuar ata i kanë kërkuar në dialog, e në vend se të merrem unë në mbështetje të Policisë së Kosovës, e që mund të jem i rrezikuar nga shërbimet serbe që operojnë në Republikën e Kosovës, unë merrem si i dyshuar në pyetje nga policia, për posedim dhe publikim të dokumenteve të shërbimit sekret serb, e kjo është shqetësim serioz. Unë, tutje nuk jam ftuar nga AKI-ja, e as nga Policia e Kosovës pastaj, që të iu ndihmoj atyre në informacionet që neve i kemi pasur”, ka treguar ai.
Ai ka thënë, se ‘nëse dikush ka informacione për ta e për ti ndihmuar, është i rrezikshëm për AKI-në’, ku ndër të tjera ka treguar edhe për një rast të tij me Policinë e Kosovës.
“Një rast që më ka ndodhur mua është me Policinë e Kosovës, ku më kanë ndalur me veturë, e këtu qëndron rreziku sepse në veturën time kishte mundur të ndodhte që të vendoset ndonjë lëndë narkotike apo ndonjë gjë e dyshimtë. Në asnjë mënyrë nuk guxon që polici i Republikës së Kosovës, që pa pranin e pronarit të veturës në brendësi, ta kontrolloja atë. Gjë tjetër me rëndësi është konfiskimi i provave, ku Policia e Kosovës e merr provë telefonin mobil dhe më vonë i nxjerr provat apo edhe me kompjuter, ata si mund të nxjerrin prova në të njëjtën mënyrë munden edhe të fusin prova për të diskriminuar, për të akuzuar, për të dënuar një qytetar të Republikës së Kosovës”, ka treguar tutje Elezi.
Ai ka shtuar se qytetarët kanë humbur besimin në institucionet e sigurisë, shkruan arbresh.info.
Elezi: Në AKI, gradohen vetëm personat që janë të dëgjueshëm për eprorët e tyre.
“Në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, gradohen vetëm personat që janë të dëgjueshëm për eprorët e tyre, pra janë servilë, e ato pastaj gradohen”, ka thënë ai.
Për mos kryerjen e detyrës në mënyrë profesionale, po e dëshmon AKI-ja, ku ende është në punë zv.drejtoresha Vlora Hyseni, e cila kishte dhënë dorëheqje por ende punon aty.
“Në AKI, janë ndërruar shumë drejtorë e njerëz të caktuar, e sot ne kemi në faqen e AKI-së, nuk kemi zëvendësdrejtor, e ku akoma kryen punën zëvendësdrejtoresha Vlora Hyseni, e cila ka dhënë dorëheqje por, një gjë e tillë as nuk është bërë publike e as nuk është vendosur që ajo të mos punoj, por ajo punon ende aty”, ka sqaruar Elezi.
Elezi: Zgjedhja e personave për të punuar në instanca të larta bëhet në mënyrë politike
“Rast tjetër kemi edhe rastin e ambasadorit të Kosovës në Paris, që është vëllai i Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili ka bërë një postim të karikaturës së profetit Muhammed, e me këtë gjë ka nxitur urrejtjen ndërfetare, e nuk e di se kujt po i shërben ta tensionoj Kosovën, ta cenojnë sigurinë e Kosovës, apo të kemi një dhunë eventuale në mes të komuniteteve fetare në Kosovë”, shprehet ai.
Në fund, ai ka shtuar se institucione e siguresë duhet të punojnë për të pasur një sovranitet të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës./E,Ballazhi/Arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të