Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025. Me anë të dekretit, presidentja Vjosa Osmani, e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimn dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur për RTK, se KQZ ka caktuar afatin për regjistrim të koalicioneve dhe votuesit që jetojnë jashtë Kosove.
“Afati për regjistrimin e koalicioneve ka filluar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve me 16 gusht dhe do të përfundojë me 30 gusht. Pra deri në këtë kohë partitë politike duhet ta njoftojnë KQZ-në, për këtë lloj të pjesëmarrjes në zgjedhje. Lidhur me këtë çështje ne i kemi njoftua partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ për detyrim ligjor”, tha Elezi.
Kurse për votuesit që jetojnë jashtë Kosovë, Elezi bëri me dije se së shpejti do të jetë i qasshëm platforma elektronike për periudhën e regjistrimit e aplikimi për votuesit jashtë Kosovës
“Do të ketë kohë të mjaftueshëm për këtë proces, i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të përmbyllet me 26 dhjetor. Pra për këtë periudhë mund të paraqesin aplikimin e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosove”, deklaroi ai.
Sipas tij, mërgimtarët mund të përzgjedhin se si duan të votojnë, në mënyrë fizike nëpër përfaqësitë diplomatike, apo edhe përmes dy mënyrave tjera: duke dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë apo në fahun postar të KQZ-së që do të hapet jashtë Kosovës.
Elezi foli edhe për procesin zgjedhor, ku bëri të ditur se KQZ ka filluar procesin dhe planin e aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen me votuesit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...