Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shihen ndaras.
Në një prononcim për Arbresh.info, Elezi tha se në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
“Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, ndërkaq, në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Andaj, të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të Listës Votuese nuk mund të barazohen”, tha Elezi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nesër
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë