Elezi: KQZ publikon rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar

19:18 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do publikojë dhe njeh rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar, të cilët votohen më 14 shkurt nga qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur vet zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, në Klan Kosova ku dha detaje rreth procedurave të tilla të votimit dhe numërimit të votave.

”KQZ ka qartësuar tashmë çështjen sa i përket mënyrë së votimit. Një votues në ditën e zgjedhjeve, do të ketë një fletëvotim”.

”Votuesit duhet të zgjedhin vetëm njërin prej 28 subjekteve politike. Votuesit i takon të zgjedh më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti politik që e dëshiron pjesë së legjislaturës së ardhshme”.

”Nëse një qytetar bën shenjë, një numër të një kandidati i cili nuk është i certifikuar, atëherë vota ndaj tij nuk llogaritet”.

”Në formularët e rezultatit të kandidatëve, regjistrohen votat për kandidatët që janë të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Çka nëse vëzhguesit e subjekteve politike, vendosin t’i njohin ato vota që janë dhënë për kandidatin që nuk është i certifikuar nga KQZ?

”Komisionerët i kanë të qarta detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë. Formulari i rezultateve që është miratuar nga ana e KQZ-së, ka hapësirën për të regjistruar, për të paraqitur të dhënat për kandidatët që janë paraqitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin prej subjekteve politike që është në garë”.

A mundet vëzhguesit prej subjekteve politike, të llogarisin votat e kandidatëve që nuk janë pjesë e formularëve të certifikuar nga KQZ?

”Vëzhguesit janë prezentë në vendvotim, ata janë të lirë të marrin shënime të cilat atyre iu interesojnë”.

”KQZ publikon rezultate për kandidatët të cilët i ka certifikuar”, tha ndër të tjera Valmir Elezi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme