Elezi: KQZ ka përmbushur të gjitha detyrimet sa i përket organizimit

20:25 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se ky komision ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore dhe kushtetuese sa i përket organizimit të zgjedhjeve.

Elezi tha se raundi i dytë do të mbahet në 19 komuna, ndërsa në komunën e Parteshit do të ketë rivotim.

Ai tha se gjithsej janë 1 milionë e 353 mijë e 613 votues në këtë raund, ndërsa tha se do të ketë 14 mijë e 151 komisionerë.

E për vëzhguesit tha se numri do të jetë përafërisht i njëjtë me komisionerët, ndërsa gjatë ditës së nesërme Elezi tha se do të dalin në konferenca të rregullta duke filluar nga ora 8 e mëngjesit, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme