Google ADS

Elezaj: QKMF-ja e Klinës është si të hysh në një të Gjermanisë

01:05 | 27 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kandidati i AAK-së, për Komunën e Klinës, Zenun Elezaj, ka shpalosur programin e tij për katër vitet.
Elezaj i cili është kryetari aktual, tha se shumica e premtimeve që ka dhënë para katër viteve, i ka realizuar dhe tejkaluar, njofton Klankosova.tv.

“Pjesa më e madhe e premtimeve që janë dhënë para katër vitesh janë përmbushur dhe janë tejkaluar, kemi premtuar qeverisje që dëgjon hallet dhe problemet e qytetarëve, për kërkesat e tyre, transparencën dhe llogaridhënien. Kemi realizuar projekte të shumta infrastrukturore investime edhe atë pa dallim politik. Mandati i ardhshëm do të jetë pa dallime politike, do të jetë një mandat i projekteve të mëdha dhe të rëndësishme për qytetarët e Klinës”, tha Elezaj.

“Disa projekte madhore që kemi filluar në këtë mandat nuk kemi arritur t’i përfundojnë, por besoj që me programin që kemi bërë për katër vitet e ardhshme i kemi përfshirë dhe do të i përfundojmë me me sukses, furnizimin me ujë të pijes, ku gjatë këtij mandati gjatë vitit të kaluar kemi hartuar një projekt të përbashkët me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, projekt i cili e ndan në dy faza edhe zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, dhe faza e parë ka filluar të implementohet me sukses këtë vit dhe do të përmbyllet në vitin e ardhshëm”, është shprehur Elezaj.

“Me hy në emergjencën e QKMF-së në Klinë është si me hy në një emergjencë të Gjermanisë, është rinovuar objekti, zyra ka qenë gjithmonë aty”, tha Elezaj.

Tutje, në ekonomim Elezaj tha se do të aprovohet zona ekonomike që do të jetë kusht për sjelljen e investitorëve të ri.

“Do të aprovohet zona ekonomike e cila është e lokalizuar në hartat zonale që janë të aprovuara për qytetin e Klinës, dhe do të investohet, besoj se kjo është një parakusht për sjelljen e investitorë të vegjël që janë vërtet të interesuar për të investuar në komunën e Klinës, por shpesh kanë qenë të interesuar për lokacion. Do të punojmë në promovimin e resurseve minerale dhe natyrore që ka komuna e Klinës”, ka theksuar Elezaj.

Në Arsim, Elezaj theksoi se gjatë mandatit të tij të ardhshëm do të ndërtohen dy shkolla dhe të bëhet digjitalizimi.

“Në fillimisht do të investojmë në ndërtimin e dy shkolla, do të bëhet digjitalizimi i mësimdhënies dhe mësim-nxënie sigurisht edhe ditar elektronik, do të fillohet me mësim tërë ditor gjatë mandatit në një shkollë, do të pajiset edhe me infrastrukturë moderne, tabelë të mençur, do të vazhdohet kompletimi i shkollave me laborator për biologji dhe fizikë. Do të ndërtohet edhe një çerdhe e re në qytete”, tha Elezaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme