Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka hequr dorë nga kundërshtimi i aktakuzës që atë e ngarkon me veprën penale të konfliktit të interesit.
Ai akuzohet se personalisht ka marr pjesë në punësimin e vajzës së tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fillim të seancës të së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Pejë, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Kujtim Kërveshi, deklaroi se për shkak të ekonomizimit të procedurës, pas konsultimit paraprak me të mbrojturin e tij, do të heq dorë nga kundërshtimi i aktakuzës.
Sipas avokatit Kërveshi, çdo gjë e rëndësishme rreth kundërshtimit të aktakuzës dhe provave do të elaborohet gjatë shqyrtimit gjyqësor.
“Gjithçka që ka rëndësi nga kundërshtimi i akuzës dhe provave, dhe elaborohet edhe në fjalën hyrëse gjatë shqyrtimit gjyqësor, por në kuptim të propozimeve mbrojtja gjykatës do t’i ofrojë një numër të vendimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion, të cilat kanë vlerësuar rastet e zyrtarëve të lartë publikë për konflikt të interesit”, ka thënë Kërveshi.
Ai ka deklaruar se më 25 janar 2020, përmes Postës e ka dërguar në gjykatë kundërshtimin me shkrim të aktakuzës dhe provave të saj.
Lidhur me këtë, gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, ka thënë se gjykatës ende nuk i ka arritur asnjë parashtresë për këto kundërshtime.
Më pas, ajo e ka aprovuar propozimin e avokatit Kërveshi, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 15 prill 2020, në ora 10:00.
Në seancën e së mërkurës e pranishme ka qenë edhe prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.
Ndërkaq, në seancën e mbajtur më 24 dhjetor 2019, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, e ka mohuar fajësinë për veprën penale të konfliktit të interesit.
Sipas aktakuzës së ngritur më 9 tetor të vitit 2019, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Zenun Elezaj akuzohet se më 20 shkurt 2018, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës, duke e ditur se vajza e tij, ka për të aplikuar në pozitën “Mjeke e praksës së përgjithshme”, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Klinë, ka marrë pjesë personalisht në këtë çështje zyrtare, duke marrë vendim për formimin e komisionit për zhvillimin e procedurave për krijimin e marrëdhënies së punës.
Sipas aktakuzës, komisioni të cilin Elezaj e kishte formuar e kishte përzgjedhur si punëtore vajzën e kryetarit të Klinës, duke e punësuar atë në QKMF-në “Nëna Terezë”, në Klinë.
Në aktakuzë thuhet se hetimet ndaj kryetarit të Klinës, kanë filluar nga kallëzimi penal i ushtruar nga Agjencia Kundër Korrupsion në Prishtinë, ku sipas opinionit të dhënë për prokurorinë, AKK-ja kishte përcaktuar se kryetari i Komunës duhet të përjashtohet nga çfarëdo çështje vendimmarrëse dhe administrative që kanë të bëjnë me ndonjë anëtar të afërm të familjes.
Prokuroria Themelore në Pejë, sipas aktakuzës, më pas ka nisur hetimet ndaj Elezaj më 26 gusht të këtij viti, ku pas analizimit të provave materiale dhe dëshmisë së dëshmitarëve dhe vet të pandehurit, kjo prokurori thuhet se ka ardhur në përfundim se ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale të konfliktit të interesit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...