Google ADS

Elezaj: Deçanasit deri më 17 brengë e kanë të jenë gjallë, do të ketë referendum

00:56 | 15 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Isa Elezaj, i cili kandidon si i pavarur për kryetar të komunës së Deçanit, tha se zgjedhjet lokale në Deçan do të jenë referendum, pasi sipas tij, qytetarët e kësaj komune brengë për këto zgjedhje e kanë të jenë gjallë deri më datë 17.

Elezaj tha se për qeverisjen e ardhshme, plani është i fokusuar në disa fusha, ku tha se si prioritet i parë është mbrojtja e ambientit, infrastruktura dhe shërbimet publike.

“Si prioritet është sigurimi i ujit të pijshëm në të gjithë Deçanin, funksionalizimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, kanalizim të qëndrueshëm dhe efikas për ujitjen e tokave”, është shprehur Elezaj në “Edicioni Zgjedhor” në Klan Kosova.

Më tej, sipas tij, prioritet do të jetë edhe arsimi, ku në këtë segment do të përfshihen përmirësimi i ambienteve të shkollave dhe fuzionimi i tyre me numër më të vogël të nxënësve.

“Prioritet tjetër është shëndetësia dhe mirëqenia sociale, sigurimin e shërbimeve të rregullta në të gjitha qendrat shëndetësore në komunën e Deçanit, shtëpi për të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara, laborator për kontrollin e ujit të pijshëm dhe ushqimit”, ka thënë Elezaj

Të ngjashme