Elektrosever fton qytetarët të nënshkruajnë kontrata me të

19:35 | 7 Mars 2024
E.H

Kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike në komunat veriore, Elektrosever, nëpërmjet fletëthirrjeve u kanë kërkuar qytetarëve që të nënshkruajnë kontrata me të.

Gjithashtu qytetarëve u janë dhënë edhe udhëzime të detajuara për kursimin e energjisë elektrike raporton Kossev transmeton Arbresh.info.

Thirrjet janë shpërndarë të shtypura nëpër lokale e objekte banimi. Ndërkaq gjatë kësaj jave qytetarët veriorë kanë pranuar faturat e para të shpenzimit të energjisë elektrike, vlera e të cilave ishte fikse, prej 21.60 eurove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme