Elbert Krasniqi, nga komuniteti egjiptian, i cili drejton Iniciativën e re Demokratike të Kosovës, pas takimit që zhvilloi në Kuvendin e Kosovës me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, në një prononcim për media tha se do ta votojnë formimin e Qeverisë Kurti.
Krasniqi po ashtu tha se në takim kanë diskutuar për hapat e tjerë në formimin e institucioneve të vendit.
“Takuam Osmanin dhe Kurtin ku diskutuam për hapat e tjerë në formimin e institucioneve. Ne jemi të përfaqësuar në Kuvend me një deputet dhe vota jonë do të jetë për formimin e qeverisë Kurti dhe për presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...