Ashtu siç ekzistojnë tipa shumë të ndryshëm të jashtëqitjes, po ashtu ekziston dallimi edhe te diarreja dhe secila na tregon diçka të veçantë për shëndetin tonë. Prandaj, kur shkoni te mjeku me probleme barku, ai përpiqet të konstatojë se cilin tip të diarresë e keni.
Sa më shpejt që mjeku juaj të konstatojë atë fakt, aq më shpejt do të zgjidhë problemin dhe do t’u japë fund problemeve tuaja me diarrenë.
Diarreja akute e cila shfaqet kohë pas kohe është shumë e shpeshtë dhe nuk është problem i rrezikshëm. Mirëpo, nëse diarreja juaj zgjat disa ditë, është me rëndësi që të shkoni te mjeku.
Diarreja kronike, e cila zgjat katër javë ose më shumë mund të jetë shenjë e fshehtë e problemit shëndetësor.
Nëse bashkë me të keni edhe temperaturë, ndieni dhembje të fortë, ose mendoni që do të dehidratoheni, shkuarja te mjeku nuk është ide edhe aq e keqe, transmeton Telegrafi.
Nëse keni diarre, hidhjani një sy guacës së WC-së suaj, në mënyrë që të shihni se për cilin tip është fjala.
Ajo që shihni mund t’jua lehtësojë mundimet dhe të zgjidhni problemin. Këta janë disa tipa të diarresë:
Diarreja osmotike
Kjo diarre shfaqet kur në zorrët tuaja janë të mbushura me ujë, duke krijuar jashtëqitje, e cila mezi mund të quhet ashtu. Mostoleranca ndaj laktozëve shpesh e shkakton, si edhe konsumimi i ëmbëltuesve artificialë.
Diarreja sekretore
Në shikim të parë i ngjan mjaft diarresë osmotike. Mirëpo nëse i shmangni produktet e qumështit dhe ëmbëltuesve artificialë dhe ajo nuk pushon, atëherë do ta dini për çka është fjala. Ajo shfaqet kur zorra e hollë tajit elektrolite në zorrën e trashë, prandaj edhe uji mbetet në zorrën e trashë. Ky problem shfaqet për shkak të infeksioneve, ose, në rastet e rralla, për shkak të problemeve endokrine.
Diarreja me gjak dhe qelb
Nëse vëreni gjak dhe qelb në jashtëqitjen tuaj, menjëherë shkoni te mjeku. Ka të bëjë me sëmundjet inflamatore të stomakut siç është sëmundja e Kronit, apo infeksioni siç është escherichia. Ilaçet me bazë steroidesh apo imunosupresantesh mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë.
Diarreja paradoksale
Diarreja kurrë nuk është e këndshme, aq më parë paradoksalja. Diarrenë e marrin njerëzit të cilët vuajnë nga kapsllëku serioz, kur lëngu i cili gjendet pas jashtëqitjes fillon të dalë si diarre. Edhe pse keni kapsllëk ju keni edhe diarrenë, dhe mbase ju keni nevojë për klizmë, në mënyrë që të zgjidhni problemin.
Pseudodiarreja
Nëse keni nga pak diarre më shumë se tri herë në ditë, atëherë vuani nga pseudodiarreja. Simptoma e zakonshme siç është stomaku i irrituar mund të ndodhë për shkak të kapsllëkut, si edhe diarreja paradoksale, që do t’i shëroni me ndihmën e ushqimit të pasur me fibra. /Telegrafi/
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...