Gërmimet e varrezave masive të shqiptarëve në Kizhevak të Serbisë ende po vazhdojnë.
Bëhet fjale për mbetjet mortore të shqiptarëve nga lufta e fundit në Kosovë, që dyshohet të jenë personave që janë vrarë, masakruar, varrosur në Kosovë e më pas janë zhvarrosur për tu varrosur në Serbi, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Zhdukurit, Ibrahim Makolli, në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se ky është lokacioni i pestë i varrezave masive të shqiptarëve në Serbi dhe se Serbia po mundohet të i fsheh gjurmët e saj nga lufta e fundit në Kosovë.
“Kanë filluar më zhvarrim në këtë lokacion, ne po konsultohemi edhe me ekspertët tanë në vazhdimësi janë pjesë e zhvarrimit janë ekspertët e mjekësisë ligjore, e natyrisht do të punohet deri në momentin kur ka kushte që të mos dëmtohen mbetjet mortore, në momentin kur të hetohet se kushtet atmosferike nuk lejojnë ose ndikojnë në dëmtimin e mbetjeve mortore atëherë ky lokacion do të konservohet e pastaj të rifillojnë punimet kur të ketë përmirësim të kushteve atmosferike”, ka thënë Makolli.
I pyetur se a ka lokacione të tjera që Kosova dyshon që Serbia po i fsheh këto varreza masive, Makolli është shprehur duke thënë se kjo mbështetet edhe në informatat që kemi e po ashtu edhe në deklaratat e një numri të politikanëve serb të asaj kohe të cilët shpesh herë në media kanë deklaruar që brenda territorit të Serbisë.
“Pa dyshim që po, e kjo mbështetet edhe në informatat që kemi e po ashtu edhe në deklaratat e një numri të politikanëve serb të asaj kohe të cilët shpesh herë në media kanë deklaruar që brenda territorit të Serbisë dhe informatave zyrtare sekrete në atë kohë”, ka thënë Makolli.
Makolli ka deklaruar se këto varreza masive kanë ardhur përmes pamjeve satelitore të ofruar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Janë 16 lokacione ku ka varreza masive të shqiptarëve brenda territorit të Serbisë. Kjo është varreza e pestë masive ku po bëhen gërmimet vetëm disa kilometra afër vendit Rudnica në Serbi, e ndërkaq pritet të bëhen gërmime edhe në 11 lokacione të tjera të Serbisë.
“Ekzistojnë 16 lokacione ku ka varreza masive të shqiptarëve brenda territorit të Serbisë, e kjo është varreza e pestë masive ku po bëhen. Ne tashmë kemi paraqitur kërkesën e kemi trajtuar disa prej lokacioneve në veçanti në rajonin e Rashkës dhe Novi Pazarit, të cilat lokacione i kemi vizituar në muajt e fundit , tashmë presim fillimin e fazës së dytë ku do të ekzaminohen dhe do të shihen se me të vërtet ekzistojnë mbetje mortore”, ka thënë Makolli.
Makolli: Angazhimet institucionale të Kosovës për zbardhjen e personave të zhdukur asnjëherë nuk kanë munguar
“Asnjëherë nuk kanë munguar angazhimet institucionale të Kosovës që nga përfundimi i luftës në drejtim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me vetë faktin që ka një numër të mekanizmave institucional shtetëror në Kosovë kjo dëshmon për angazhimet e vazhdueshme të qeverisë së Republikës së Kosovës e jo vetëm ne zbardhjen e fatit të personave të zhdukur po ashtu edhe në trajtimin e familjarëve dhe pastaj faza e fundit që duhet të jetë, sjellja para drejtësisë gjithë atyre që kanë marrë pjesë në çfarë do forme, në vrasjen dhe zhdukjen e pastaj të këtyre trupave”, ka thënë Makolli.
Makolli ka shtuar se autoritetet e Kosovës për çdo ditë janë në terren në hulumtim të fatit të personave të zhdukur e këto angazhime nuk do të ndërpriten deri kur të gjendet edhe personi i fundit.
Ndërkohë ngadalësimi në procesin e zgjidhjes së rasteve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovës, nënkupton se mbi 1600 familje vazhdojnë të presin pafund për më të dashurit e tyre të cilët u zhdukën qe dy dekada./E.Ballazhi/Arbresh.info
Lexo edhe:
Makolli: Serbia po mundohet t’i fshehë gjurmët e saja nga lufta e fundit në Kosovë – Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...