Janë ekzekutuar pagat për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes “Super Puna” për muajin shkurt.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë disa verifikime.
“Super Puna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes Super Puna gjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftim.
“Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes Super Puna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në Super Puna; dhe Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, vijon MF-ja. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...