Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar 37 milionë euro nga 60 milionët sa i ka ndarë në formën e subvencioneve për bizneset, bazuar në programin për rimëkëmbjen ekonomike.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfituese janë 15 mijë e 745 biznese.
Ekzekutimi i këtyre mjeteve ishte bërë bazuar në vendimin e Qeverisë, në mbledhjen e 33-të, ku theksohej se “ndarja e mjeteve bëhet për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, bazuar në numrin e të punësuarve të deklaruar në deklaratën e tatimit në pagë të muajit dhjetor 2019, që plotësojnë kushtin: që të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv në muajin korrik 2020 në ATK, si dhe të kenë të dorëzuar deklaratën vjetore, tremujore dhe deklaratën për tatimin e mbajtur në burim në paga, sipas legjislacionit në fuqi”.
Subvencionimi përfshinte edhe bizneset e regjistruara gjatë periudhës janar-gusht 2020, e subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve të deklaruar për muajin korrik 2020.
Përjashtim bënin ndërmarrjet publike dhe bizneset që operojnë në sektorët që kanë tregun e rregulluar nga Rregullatorët.
Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara./arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...