Njohësit e çështjes së sigurisë, kanë mendime të ndara sa i përket reagimit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës, lidhur me një kërcënim që i është bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Fatmir Sheholli njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se reagimi ka qenë i ekzagjeruar, por sipas Drizan Shalës, kur kërcënohet kryeministri i vendit në mënyrë automatike aktivizohen organet e sigurisë.
“Në bazë të asaj çka kam parë, pra kërcënimin, nuk e shoh si shumë të rrezikshme këtë çështje dhe mendoj që është e ekzagjeruar në përmasa të asaj që mund të përdoret edhe për çështje elektorale. Unë besoj që ky rast është ekzagjeruar në përmasa të asaj që jemi afër zgjedhjeve lokale dhe rezultatet nuk janë të nivelit qysh i ka prit aj dhe mund ta ketë edhe këtë efekt”, tha Sheholli.
Tutje Sheholli tha se vendimet e fundit të Kurtit për luftën ndaj krimit të organizuar nuk kanë diçka të veçantë por që mbetet të vendosin institucionet e drejtësisë në lidhje me këtë çështje.
“Veprimet e z.Kurti sa i parkete luftës kundër bandave ne nuk kemi parë diçka të veçantë në këtë çështje nga kryeministri, por kjo mbetet të shihet. Janë organet e sigurisë si AKI-ja, policia dhe organet e tjera të cilat sigurisht e kanë vlerësua këtë çështje sa i për ketë kërcënimit të Kryeministrit dhe në bazë të atyre të dhënave ata sigurisht kanë marr vendim të tillë por në kontekstin e ekzagjerimit duhet dhënë vlerësime të sakta dhe të mos japim vlerësime të cilët në opinion mund të hapin dezinformata”, tha Sheholli.
Kërcënimi i kryeministrit ndodhi për herë të parë në Kosovë tha Sheholli.
Ndërkaq, po ashtu njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për arbresh.info tha se në momentin kur rrezikohet jeta e kryeministrit në mënyrë automatike akteret relevant për siguri ndaj tij bëjnë reagime, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e Kryeministrit.
“Kryeministri si pozitë ka një protokoll të sigurisë ku në momentin ku cenohet siguria akteret relevant të institucioneve të sigurisë marrin informacione përmes rrugëve operative dhe zyrtare ku pastaj vendoset për masën e sigurisë së personit që ushtron atë pozite shtetërore që në rastin aktual është behet fjale për Kryeministrin’, tha Shala.
Shala tutje tha se vlerësimet bëhen nga ana e policisë se a duhet të rriten apo të ulen masat.
“Vlerësimi i sigurisë për kërcënimet në vazhduesi behet në baza periodike nga ana e policisë dhe në momentin që në të ardhmen mund të këtë rrezikshmërisë atëherë masat rriten apo ulen nga niveli i protokollit të sigurisë. NJMA e Policisë së Kosovës ka gjitha kapacitetet për ti garantuar siguri cilit do personalitet që ka nën mbikëqyrje zyrtaret e shtetit. Dhe një dërgim i njësive speciale duhet të mirën informacione se cilat njësi janë dërguar jashtë NJMA apo kanë qenë pjesë e NJMA-se dhe kështu mund të jipet me shumë hapësirë informimit mbi situatën e krijuar”, tha Shala.
Kujtojmë se edhe Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në lidhje me kërcënimet e djeshme ku tha se nuk ndjehet i rrezikuar dhe se ua lë organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje.
“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar axhenden time”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Kërcënimit e Kurti e ka dënuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“KMDLNj e dënon këtë kërcënim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale dhe kërkon hetime të shpejta të identifikohet adresa dhe personat që kanë kërcënuar dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin. Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Krime Kibernetike ka potencial profesional që në kohë të shkurtër mund të zbulojë adresën e kërcënimit sikur që ka vepruar me shumë sukses në raste të ngjashme”, thuhet në reagim e KMDLNj-së.
Policia e Kosovës në një sqarim për media lidhur me kërcënimin e kryeministrit Kurti, në reagim kanë qenë të përfshira Njësia Speciale.
https://www.arbresh.info/lajmet/kercenimi-ndaj-kurtit-policia-tregon-masat-qe-i-ka-marre. /ARBRESH.INFO/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez