Google ADS

Ekstradohet nga Italia një person i kërkuar nga Policia e Kosovës

14:18 | 30 Janar 2024
E.H

Me urdhëresë gjyqësore, është ekstraduar sot nga Italia një person i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se F.A., 40-vjeçar është i dënuar me burgim prej tri viteve për veprën penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, përcjell Arbresh.info.

“Me datën 30.01.2024 nga shteti i Italisë është ekstraduar personi F.A. (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore me dënim burgimi prej tri (3) viteve për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme