Ekstradohet nga Hollanda në Tiranë, kosovari i dënuar më 8 vite burg

17:39 | 14 Prill 2018
V. S.

Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Holanda për të vuajtur dënimin me 8 vite burg në Shqipëri.

Fatmir Maliqi, nga Gjilani është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik droge, njofton lapsi.al.

Njoftimi i policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme