Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se një qytetarë i moshës 38-vjçare është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.
Ai dyshohet se ishte përfshirë në një vrasje të rëndë në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” në aksin rrugor Ferizaj-Kaçanik.
Më 10 shtator Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik kishte ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.
Policia kishte nisur hetimet për rastin e vrasjes, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë një person, ndërsa plagë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B i moshës 34 vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendndodhjen e dy të dyshuarve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar.
“Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani. Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...