Ekstradohet në Kosovë nga Gjermania i dyshuari për vrasje të rëndë

14:41 | 6 Korrik 2017
Arbresh.info

Një person nga Kosova është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë nëpërmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai ishte në përcjellje të njësisë së ekstradimit të Policisë së Kosovës nga Munchen, Gjermani për në Prishtinë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar me akuzën ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje e rëndë në tentativë’ që nga 20 janari 2015 e deri me 02 maj 2017 kur edhe është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Me vendim të prokurorit kompetent të EULEX-it i njëjti ndalohet në qendrën e mbajtjes./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme