Google ADS

Ekstradohet i dyshuari për vrasje të rëndë, malazezi Mario Miloseviç

15:50 | 5 Nëntor 2019
L G

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media, njofton opinionin publik se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.

Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi.

I dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi.

Bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.

Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër katër të dyshuarve, dy malazezëve, Mario Milosheviq i ashtuquajtur Mirosllav Kostiq, Gjorgje Paviqeviq, shtetasit serb Strahinja Dankoviq, si dhe kosovares Laureta Zyba, shkruan Arbresh.info.

Në aktakuzën 15 faqesh të ngritur nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, katër të dyshuarit akuzohen për disa vepra penale.

Në këtë aktakuzë prokurori ka përfshirë edhe rrahjen e një të burgosuri që Mari Milosheviq e kishte kryer brenda qelisë në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Pikat e akuzës për të cilat akuzoheshin këta katër persona janë: “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të armëve”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, “Lëndim i rëndë trupor” , “Blerje, posedim i lëndëve narkotike”, “Falsifikim i dokumenteve” si dhe “ Moslajmërim i veprave penale, apo kryerve të tyre./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme