Ekspertja ruse për Ballkanin, Jelena Guskova, mendon se ftesa për dialog të brendshëm mbi Kosovën “ka ardhur shumë vonë” dhe parashihet që Serbia kurrë nuk do të pranohet në BE, por që nevojitet edhe prania e saj në aleancën e NATO-s.
Ajo vlerëson se kjo ide ka ardhur pas shumë diskutimesh e takimesh në Bruksel, pas aq shumë nënshkrimeve të dokumenteve të dala nga takimet e Brukselit dhe krejt në fund shtron pyetjen se pse nuk është përmendur referendumi.
“Pse nuk është përmendur referendumi, as tani e as më herët?”, shtron pyetjen ekspertja ruse për Ballkanin, njoftojnë mediat serbe.
Vuçiq dëshiron të jetë realist, vlerëson ajo, “por ngjan në përgatitjen e publikut për njohjen e Kosovës dhe heqjen e saj nga preambula në Kushtetutën serbe, si dhe hedhjen e përgjegjësisë historike “për shitjen e Kosovës” në publikun serb, si dhe në organizatat e ndryshme shoqërore e politike serbe”, transmeton televizioni publik.
Guskova mendon se është koha të jepet fund për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe kujton se për këtë është marrë edhe ish presidenti Tadiq.
“Pengimi dhe shmangia nga zgjidhja e problemit do të sillte më shumë vështirësi, tanimë është vonë që kryetari Vuçiq të shikojë humbjet dhe plagët, ngase është e pamundur të gjendet sanimi a shërimi i plagëve të hershme, ngase keni kaluar vijën e kuqe, tani kërkoni zgjidhje kur çdo gjë ka përfunduar. Janë përcaktuar kufijtë, janë nënshkruar dokumente, nuk ka më qeveri serbe në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera ekspertja ruse për Ballkanin, Jelena Guskova.
Sipas saj, “te kjo qeveri nuk është çështja se si ta zgjedh çështjen e serbëve të Kosovës, por si ta përgatisë publikun serb dhe ta sqarojë humbjen e Kosovës”.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...