Hulumtuesi i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel, është shprehur se është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën.
Vogel në një postim në “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.
“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës. Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel në”X”./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit