Slaven Reljiq, profesor në Universitetin e Zagrebit është eksperti që ka ardhur nga Kroacia për t’i udhëzuar institucionet kosovare rreth mënyrës se si të veprojnë me ariun e murrmë, i cili ka më shumë se një muaj që po endet maleve e rrugëve të Prizrenit.
Slaven Reljiq ka dhënë interviste ekskluzive për portalin Arbresh.info
Themelimi i Komunitetit Nacional për Menaxhimin e Ariut të Murrmë është hapi i parë që ka udhëzuar eksperti kroat institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se ky komunitet duhet të prodhojë Planin e e Menaxhimit të Ariut të Murrëm dhe të emërojë ekipin kombëtar të ndërhyrjes për arinj.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Arbresh.info: A mund të na tregoni për arsyen pse jeni këtu sot?
Jam këtu për të transmetuar disa njohuri lidhur me menaxhimin e ariut tek Kosova nga Kroacia.
Arbresh.info: Cili ishte konkludimi i nga punëtoria?
Kemi pasur disa prezantime për statusin e ariut të murrmë në Kosovë, statusin e menaxhimit të ariut në Kroaci, prezantim për implementimin e legjislacionit ndërkombëtar në legjislacionin e Kosovës, dhe një prezantim se çka duhet bërë Komiteti Nacional për Menaxhim të Ariut, dhe se Plani për Menaxhim të Ariut duhet të bëhet në të ardhmen e afërt këtu në Kosovë.
Arbresh.info: Si ekspert, cilat janë rekomandimet e juaja për autoritetet kosovare, çfarë duhet bërë në këtë rast?
Njëri nga hapat e parë është themelimi i Komitetit Nacional për Menaxhimin e Ariut të Murrmë nga ministria përkatës, dhe duhet të përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme, madje edhe nga Ministria e Mjedisit dhe të Bujqësisë, hapi tjetër duhet të jetë që komiteti të prodhojë Planin e Menaxhimit të Ariut të Murrmë, që nuk është një detyrë e lehtë, është komplekse, dhe i njëjti komiteti duhet të emërojë ekipin kombëtar të ndërhyrjes për arinj. Njerëzit që do të ndihmojnë në çdo situatë.
Arbresh.info: Cili është mesazhi juaj për qytetarët, pasi që janë frikësuar nga shfaqja e ariut?
Në Kroaci ka shumë raste të tilla, madje disa në muaj, është goxha e zakonshme. Nëse ariu vetëm vjen në fshat e nuk është i zemëruar dhe shikon atëherë është një situatë e zakonshme, por nëse bën dëme atëherë nuk është më situatë aq e zakontë dhe duhet të bëhet diçka lidhur me këtë. Një nga gjërat është që banorët e fshatit dhe komuna duhet të kujdeset për menaxhimin e mbeturinave, e kasaphanave sepse ato gjëra janë tërheqëse për arinjtë. Arinjtë janë në kërkim të ushqimit, e nuhatjen e kanë shumë të mirë, e nëse gjejnë ushqim do të kthehen prapë, prandaj gjëja e parë që duhet bërë është të hiqen këta tërheqës nga fshati. E më pas nëse e bëni këtë, masa tjetër që duhet implementuar është mbrojtja e pronës tuaj, nëse keni dele duhet t’i mbroni me tela elektrik, e gjatë ditës duhet të mbani qenë rojë e natën t’i vendosni nëpër stallë.
Arbresh.info: A është opsion vrasja e ariut?
Pasi të keni mbrojtur pronën tuaj, gjëja tjetër që duhet të bëni është ndjekja e ariut, nëse ariu ka ardhur në fshat e ju e keni ndjekur e ai është larguar, por ai vazhdimisht po kthehet, atëherë në ato raste mund të konkludoni që është një opsion, është problem ariu, ka probleme me sjelljen, mund të jetë agresiv dhe i rrezikshëm për njerëzit, atëherë vrasja është e lejuar.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...