Në shqyrtimin gjyqësor të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Smajlit, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës për çështje pronësore, u dëgjua eksperti i psikiatrisë forenzike Gani Halilaj, i cili deklaroi se veprimi i të akuzuarit në momenti kritik është ndërmarrë pa u ndikuar paraprakisht.
“Të gjitha këto momente janë momente të një ç’ekulilibrimi emocional, por që aktin përfundimtar e ka kryer pa një gjendje afektive ose në moment afektiv, pasi i njëjti shkon i përgatitur me armën për të kryer aktin përfundimtar, si e kemi në aktakuzë”, tha eksperti Halilaj.
Eksperti tha se i akuzuari Smajli gjatë ekzaminimit kishte pohuar se ka përdorur barnat e gruas së tij, e që ishin për shqetësime psikologjike dhe se të njëjtat i ka përdorur për faktin se ka pasur probleme dhe shqetësime paraprake me familjarët e vet, “Betimi për Drejtësi“.
Gjithashtu, eksperti Halilaj deklaroi se i akuzuari nuk e ka kryer veprën penale nën gjendje të ankthit, pasi që sipas tij, personat me probleme të ankthit mund të dëmtojnë vetveten duke shkaktuar edhe vetëvrasje dhe jo të dëmtojnë të tjerët.
“Gjendjet e tilla, nuk mund të ndikojë në situata apo gjendja për të bërë veprime të pakontrolluara ndaj të tjerëve, por ndaj vetes së tij, mund të evulojë me gjendje depresive shpesh edhe me veprime auto-supsidare ose vetëvrasëse”, shtoi eksperti Halilaj.
Sipas ekspertit, me rastin e ekzaminimit të të akuzuarit, tek i njëjti janë vërejtur raporte jo të shëndosha prind-fëmijë.
“Bazuar në krejt ecurinë e zhvillimit të ngjarjes apo më mirë me thanë historisë së këtij rasti, vërehet dhe janë të theksuara momentet dhe raportet jo të shëndosha sa i përket raportit djalë-baba dhe babë-djalë, të gjitha këto që nga koha e bindjes së të ndjerit se baba biologjik i tij është gjyshi dhe gjyshja, që praktikisht ka ndikuar në krijimin e një raporti të ftohtë apo jo të shëndetshëm prind-fëmijë dhe anasjelltas”, tha eksperti Halilaj.
Po ashtu, eksperti Halilaj, duke u përgjigjur në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Alltën Murseli, tha se i qëndron në tërësi mbrapa raportit të përpiluar dhe se i njëjti sqaron në tërësi gjendjen psiqike dhe shpirtërore të të akuzuarit Smajli.
Pas dhënies së dëshmisë nga eksperti Halilaj, seanca vijoi me propozimet e reja për provat materiale dhe personale nga mbrojtësi i të akuzuarit Smajli, avokati Abit Asllani.
Fillimisht, avokati Asllani propozoi që të bëhet një ekspertizë e re e psikiatrisë forenzike, pasi që sipas tij, kjo që është aktuale ka kundërthënie dhe se nuk sqaron mjaftueshëm gjendjen shëndetësore të të akuzuarit Smajli.
Tutje, avokati Asllani propozoi që në cilësi të dëshmitares të dëgjohet gruaja e të akuzuarit Smajli, E.B., me arsyetimin se e njëjta do të sqarojë gjendjen psiqike të të akuzuarit në ditët e fundit para momentit kritik.
Ndërkaq, si provë materiale, avokati Asllani propozoi që shikohet një CD e cila sqaron se si babai i të akuzuarit Smajli në një odë burrash ankohej në sjelljet e tani të ndjerit E.S., duke sqaruar se në të dëgjohet duke thënë se i ndjeri E.S., po ia humbet pasurinë familjes Smajli.
Të gjitha këto propozime, u kundërshtuan nga prokurorja Besa Limani, me arsyetimin se nuk kanë kurrfarë relevance lidhur me këtë çështje penale.
Më pas, trupi gjykues nxori aktvendim përmes të cilit refuzoi në tërësi propozimet e avokatit Asllani, me arsyetimin se propozimet e tilla konsiderohen si tendencë për zvarritje të procedurës nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Smajli.
Më pas, seanca vijoi me administrimin e provave materiale të listuara si në akuzë, duke u propozuar si provë e re nga prokurorja Limani, dy CD të vendit të ngjarjes.
Për këto CD, gjykatësja Murseli obligoi prokuroren që deri në seancën e radhës t’i pajisë me të njëjtat mbrojtjen e të akuzuarit Smajli dhe Gjykatën.
Më pas, seanca u ndërpre dhe e radhës u caktua të mbahet më 29 shtator 2023.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Naim Smajli akuzohet se më 22 dhjetor 2022, rreth orës 17:00 në fshatin Bajçinë, Komuna e Podujevës, për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore lidhur me çështje pronësore, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin E.S.
I akuzuari Smajli, sipas aktakuzës, në një distancë të afërt ka shtënë në drejtim të djalit të tij tani të ndjerit E.S.
Me këto veprime, Smajli akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari nga data e pacaktuar e deri më 13 qershor 2022, ka mbajtur në pronësi armën e llojit “pushkë automatike” në kundërshtim me ligjin, një mjet shpërthyes, granatë dore dhe me posedimin e tyre i akuzuari Smajli ngarkohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit