Kryeministri Kurti anulon vizitën në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin e planifikuar për sot në Austri, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.”, u tha në njoftimin e pasditës së sotme të Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, anulimi i vizitës së Kurtit nuk ishte mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por pritja e afganëve.
Elezi ka thënë se për të përfituar pak bujë mediale Kurti e anuloi udhëtimin për në Austri dhe se nuk ishte arsyeja e situatës së renduar me pandeminë në vend.
“Urojë që institucionet tona të kenë një transparencë për shkak se kjo i bënë mirë. Neve sot patëm një lajm kinse kryeministri i Kosovës anuloi një udhëtim për shkak të gjoja organizimit të takimit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk është mirë të thonë ashtu, ka qenë mirë të tregohet se ka qenë arsyeja e pritjes së afganëve. Absolut arsyeja e anulimit të udhëtimi ishte ardhja e afganëve dhe ai dëshironte që të përfitojë këtë bujë të madhe mediale të pritjes sepse shumë media janë të interesuar…”
“Nuk qëndron absolut ajo që organizoi një takim sepse gjendja me pandemi nuk është renduar sot”
“Sipas informatave të sakta, arsyeja reale ishte pritja e afganeve, ku në fakt e organizo takimin me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por sipas informacioneve të sakta, ai anuloi udhëtimin e tij për shkak të pritjes së afganëve. Ndoshta për përfitimin e poenëve politik”, thotë ai./lajmi/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...