Organizata ‘Syri i popullit’, është rishfaqur duke kërcënuar se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.
Në komunikatën e dërguar medieve, kjo organizatë u bën thirrje krerëve të shtetit, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.
Por, përkundër kërcënimit të kësaj organizate, Polica e Kosovës të pyetur nëse janë të njoftuar për kërcënimin e kësaj organizate dhe masat që kanë ndërmarr për parandalimin e këtyre kërcënimeve, jep një përgjigje të zakonshme.
“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, janë shprehur zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Mirëpo, njohës të çështjeve të sigurisë pohojnë se anëtarët e kësaj organizate duhet të arrestohen.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, i ka thënë “Arbresh.info”, se gjendja politike në të cilën gjendet Kosova në këtë kohë, vërtetë është gjendje kaotike, e pasigurt, me zhvillime dramatike e politike.
Sipas tij, meqë është fjala për demarkacionin, dhe pjesa dërmuese e opozitës janë kundër dhe një pjesë e pozitës, ka bërë që grupe të ndryshme të mllefosur e të frustruara për shkak të kësaj gjendje të formojnë grupe të ndryshme dhe të tentojnë ta marrin ligjin në duar të veta.
Ai thotë se kërcënimet e kësaj organizate duhet të merren më seriozisht.
Avni Islami
“Se sa është serioze organizata “Syri i Popullit”, u pa me aksionin të cilin e kishte marr ndaj avokatit Azem Vllasi. Unë besoj se institucionet e sigurisë do të marrin seriozisht kërcënimet të cilat janë bërë nga kjo organizatë, dhe se do ti neutralizojnë dhe arrestojnë. Ata e kanë edhe listën e tyre, dhe nëse ekziston lista ata do të duhet të arrestohen, dhe pyetja është pse nuk janë arrestuara deri sot”, është shprehur Islami.
Islami, thotë se mos arrestimi i anëtarëve të kësaj organizate len me kuptu se të njëjtit janë të lidhur me njerëz të pushtetit.
“Nëse doli lista e anëtarëve të organizatës “Syri i Popullit”, dhe nëse ata nuk u arrestuan, së paku të jenë nën vëzhgim. Mund të ketë lidhje të ndryshme politike mes organizatës me ndonjë individ brenda strukturave të shtetit”, shprehet Islami.
Ndryshe, Shtabi Operativ i Organizatës “Syri i Popullit” sot përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.
Në komunikatën e “Syri i Popullit”, thuhet se “Njësitë tona, janë të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar franqez, Kadri Veselit, që mos të merr vendime që falin toke shqiptare fqinjëve grabitqar. Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura. Po ashtu, urdhërohen edhe ‘Gjergji’ e ‘Bardhi’, që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës “Syri i Popullit”, të jenë në nivel të detyrave që i presin! Urdhërohen po ashtu, përgjegjësi i operativës për Maqedoni, ‘Arifi’ dhe Zëvëndesi ‘Kushtrimi’ që të hakmerren për trimat që ranë si heronj të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë.
Ky grup muaj më parë ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit e Azem Vllasit./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...