Eksperti i sigurisë: Serbia po tenton të krijojë kaos në Graçanicë, po përhapin dezinformata për Policinë e Kosovës

18:13 | 2 Shkurt 2024
E.K

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka shkruar se Serbia po bën përpjekje të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka bërë të ditur se po bëhet përpjekje që në komunën e Gracanicës të krijohen tensione.

Sipas tij, këto llogari po përhapin dezinformatën se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”.

Postim i plotë:

Llogari serbe, ne rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës.

Ata po përhapin dezinformatën se, gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”!

Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiqit se, “janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe”.

Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë./Arbresh.info

Të ngjashme