Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë ka thënë se deklarimet e ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci se ka takuar dy rusë në Kuvend e që ka komunikuar me ta në gjuhen shqipe janë të rrezikshme dhe për të krijuar panik te opinioni.
Shala përmes një postimi në facebook ka shkruat se duhet të hapen hetime dhe të verifikohet nëse këta persona kanë qenë punëtorë apo vizitor të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur edhe masat e sigurisë që duhet kaluar kushdo që hynë në objektin e Kuvendit të Kosovës,
“Pretendim !
Nga deklarata e z.Gani Geci në studio të RTV Dukagjini në emisionin e “Debat Plus”, ngriti një çështje tejet interesante…
Se në oborrin e Kuvendit të Kosovës paskan hy dy persona ku sipas t’i aludon që janë rusë ( kanë folur rusisht se e njoh aksentin) , dhe pastaj hyra me ta në ashensor të kuvendit dhe kam bisedu me të në gjuhen shqipe.
Dhe këta persona pastaj zbriten në katin e 3 e unë vazhdova në byfe të kuvendit.
Kjo tregon që organet e sigurisë duke filluar ex-offico të hapin hetime që librin e mysafireve ( Kori Diplomatik i akredituar në Kosovë ) apo punëtoreve siç pretendon z.Geci nga deklarimi i ti , të verifikohet dhe të kemi një qartësi se me të vërtetë a janë punëtorë të kuvendit apo janë individ nga jashtë kuvendit?.
Sepse në kuadër të Kuvendit ekzistojnë një mori parime të sigurisë dhe nuk mundësh të hysh pa u akredituar nga zyra e mediave të kuvendit ( për media ) dhe punëtorë ( nga administrata e kuvendit ) apo pa ardhë dikush të merr nga stafi i brendshëm i kuvendit nëse je mysafir.
Pra këto pretendime janë tejet të rrezikshme për të krijuar panikë në opinionin publikë.”, /arbresh.info/
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...