Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja hapjen e Zyrës të Mbrojtjes së Rusisë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë e sheh si një hap të paramenduar të Beogradit zyrtar për zbatimin e një lufte speciale për t’iu kanosur shteteve fqinje, në veçanti shtetit të Kosovës.
Ai një veprim të tillë e konsideron si të rrezikshëm dhe një sfidë para se gjithash për vetë NATO-n kur dihet se Serbia tashmë ka krijuar një partneritet të afërt bashkëpunues me Rusinë dhe Kinën, vende këto të cilat kanë ambicie për zgjerimin e ndikimit të tyre në Ballkan.
“Rritja e armatimit të Serbisë ngërthen një kërcënim direkt për stabilitetin e rajonit dhe është në mospërputhje me pretendimet gjoja bashkëpunuese të lidershipit aktual në Serbi për kinse arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon. Zyrtarizimi i tillë i prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si kambanë e fundit për institucionet tona që të ngritin gatishmërinë institucionale e në veçanti të atyre të sigurisë dhe të monitorojnë zhvillimet e fundit të cilat gjithsesi se kanë për qëllim nxitjen e destabilizimit në Kosovë e rajon”, shkruan Qehaja në Faecbook.
Ai kërkon nga diplomacia e Kosovës të veprojë në drejtim të një ri-bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për t’i informuar lidhur me lëvizjet e fundit në Serbi, të cilat janë kundër interesave të partnerëve bilateralë kryesorë dhe NATO-s.
“Pavarësisht prej situatës së krijuar lidhur me veprimet e lartcekura serbe, Kosova duhet përveç përgatitjeve për vetëmbrojtje, të vijoj aspiratën e saj për fuqizim tutje të aleancës me aktorët perëndimorë si një vizion i vetëm i palëkundur në funksion të paqes dhe sigurisë në Ballkan e Evropë”, ka shkruar Qehaja.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...