Vendimi për vendosjen e kamerave me inteligjencë të lartë artificiale në kryeqytet ka nxitur debat në shoqëri, reagime nga qytetarët e Prishtinës dhe ekspertët e fushës së sigurisë e privatësisë.
Në lidhje më këtë çështje i shqetësuar është shprehur edhe eksperti i Mbrojtjes së Privatësisë, Mentor Hoxhaj, i cili potencoi se ky monitorim duhet të bëhet në harmoni me ligjet e Kosovës.
Në një intervistë për Arbresh.info, ai tha se këto kamera nuk duhet të monitorohen nga Komuna e Prishtinës por vetëm nga Policia e Kosovës.
“Jo vetëm Komuna e Prishtinës, por të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, duhet të kuptojnë që në harmoni me legjislacionin vendor në fuqi nuk mund të vendosin sistemin e vëzhgimit të kamerave për vëzhgimin e personave. Sistemi i vëzhgimit me kamera në hapësirat publike mund të vendoset vetëm nga Policia e Kosovës, kjo në harmoni me ligjin për Policinë e Kosovës, respektivisht neni 25 i saj”, deklaroi Hoxhaj.
Tutje, ai tha se këto kamera duhet të identifikojnë vetëm personat që kanë kryer vepra penale dhe jo qytetarët tjerë të cilët nuk janë përfshirë ndonjëherë në vepra të tilla.
“Çdo vëzhgim, audio apo vizio, bën cenimin e privatësisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, andaj pjesë e vëzhgimit dhe monitorimit nuk duhet të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por duhet të jenë persona të caktuar. Kur flasim për personat e caktuar, në ligj është mjaft mirë e qartë e shpjeguar që personat të cilët mund të jenë subjekt i vëzhgimit dhe identifikimit janë vetëm persona që kanë kryer vepra penale”, theksoi eksperti i Mbrojtjes së Privatësisë.
Hoxhaj poashtu komentoi edhe faktin që këto kamera pritet të monitorojnë qytetarët që hedhin mbeturina në hapësira publike, shkruan Arbresh.info.
“Hedhja e mbeturinave apo çfarëdo vepre tjetër e cila nuk bie në kuadër të kodit penal, kur në kodin penal janë të specifikuara në mënyrë të saktë çka është vepër penale, të gjitha rastet tjera nuk mund të ndodhin. Nëse hedhja e mbeturinave nuk është vepër penale, personat e tillë nuk mund të identifikohen. Këtu është shqetësimi i qytetarëve dhe shqetësimi im”, tha ndër të tjera ai.
Siç kanë bërë të ditur udhëheqësit e kryeqytetit, gjatë muajve në vazhdim pritet të vendosen rreth 100 kamera me inteligjencë të lartë artificiale në të gjithë Prishtinën. /Arbresh.info/Rreze Sylhasi/
Intervistën e plotë mund ta ndiqni këtu:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...