Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka thënë se ka zëra që aksidenti në Kroaci mund të ketë ndodhur pasi që shoferët janë ndërruar gjatë kohës sa autobusi ka qenë në lëvizje.
Ai i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se nëse ka ndodhur një gjë e tillë, shteti nuk do të ketë mëshirë ndaj këtyre rasteve.
Ahmeti është shprehur se shumë pasagjerë gjatë asaj kohe kanë qenë në gjumë, ndërsa ata që e kanë parë se si ka ndodhur aksidenti kanë vdekur.
“Ka zëra që shoferët janë ndërruar gjatë kohës së lëvizjes së mjetit gjë që është jo zyrtare dhe kisha dashtë që të mos jetë ky variant. Kjo i bie që është moskujdesje dhe shteti nuk do të ishte dashur të ketë mëshirë. Ka qenë kohë shumë e hershme, një pjesë e madhe ka mundur të jenë në gjumë, ata që kanë qenë dëshmitar janë të vdekur. Uroj të mos jetë kjo pasi po të ishte do të ishte më tragjike se ngjarja”, ka treguar ai.
Përndryshe, Ahmeti ka thënë se pasi pasagjerët nuk kanë qenë të lidhur me rrip sigurie, ata kanë pësuar lëndime.
“Kur jemi të lidhur me rrip të sigurisë shumicën e goditjeve i ndal ai. Por kur nuk jemi, goditjet janë të përballueshme, rritet pesha trupore deri në 2 e 3 herë më shumë”, ka shtuar ai.
Ahmeti ka thënë se shteti duhet të marrë masa pasi që Kosova është e para sa i përket numrit të aksidenteve në Ballkan.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit