Profesori universitar i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se sistemi i pagave që servisohen nga buxheti i Kosovës do reformë të thellë.
Mustafa ka thënë se apetitet për rritjen e fondit të pagave përtej mundësive buxhetore dhe nivelit të zhvillimit ekonomik, rrezikojnë stabilitetin fiskal ekonomik.
Profesori Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar më tej buxheti dhe sektori publik nuk është pronë e partive në pushtet dhe e liderëve të tyre, e as e te punësuarve që marrin page nga ky buxhet.
Postimi i plotë:
SISTEMI I PAGAVE QE SERVISOHEN NGA BUXHETI I KOSOVES DO REFORME TE THELLE
APETITET PER RRITJE TE FONDIT TE PAGAVE PERTEJ MUNDESIVE BUXHETORE DHE NIVELIT TE ZHVILLIMIT EKONOMIK RREZIKOJNE STABILITETIN FISKAL E EKONOMIK
Përfituesit e pagave nga sektori publik duhet ta kuptojnë se stabiliteti buxhetor dhe ofrimi i shërbimeve te mira publike nuk është i mundur për një afat te gjate nëse ne kemi rreth 60% te nivelit mesatar te zhvillimit te Ballkanit Perëndimor, por një mesatare me te larte te pagave te sektorit publik me te lart. Nëse do te mund te arsyetonim një efekt nxitës te pagës e edhe një korrektiv te kohezionit te domosdoshëm social , pagat ne Kosovë nuk do te duhej te kalonin 80% te mesatares se rajonit e kurrsesi mesataren e rajonit. Te punësuarit ne sektorin publik kanë një privilegj atë te sigurisë me te madhe te vendit te punës ne krahasim me ata ne sektorin publik, po kurrsesi nuk duhet te pretendojnë për paga me te larta se sa qe e lejon niveli i zhvillimit ekonomik dhe buxheti i konsoliduar i Kosovës, i cili krahas pagave për te punësuarit ne ketë sektor duhet te siguroj edhe zhvillimin e infrastrukturës publike, arsimit, shëndetësisë , përkujdesjes sociale.
Sistemi i pagave ne këtë sektor, pra sektori publik i servisuar nga buxheti, ka brenda për brenda shume deformitete qe duhet te tejkalohen brenda një programi dhe strategjie afatmesme. Do te duhej qe për secilën kategori te merrej si mase mesatarja e rajonit dhe brenda një periudhe afatmesme te arrihej ky harmonizim pa goditje te menjëhershme qe mund te jene problematike ne rastet kur duhet zvogëluar paga.
Përkundër goditjeve ndaj menaxhimit te qëndrueshëm te Buxhetit te Kosovës , kryesisht nga politikave ad-hok te rritjes se pagave te ndërlidhur me ciklin elektoral ( ne këmbim favorizimi me vota) deri me tani ka qene një sukses se është mbajtur stabiliteti buxhetor. Por kjo sa po vjen e po vihet në sprovë. Përfitimet nga pakoja e transfereve sociale, pensioneve dhe përfituesve të shumtë të skemave sociale (rasti i listave për veteranë p.sh.) por tash edhe rritja e pagave tek sektori publik ka marrë përmasat e një euforie për grabitje nga buxheti. Pa marrë parasysh se ka disa kërkesa që janë të drejta, si ajo e e mjekëve specialistë (me pagë 600 Euro), që nëse nuk adresohen do ta rrezikojnë seriozisht edhe më shumë cilësinë shërbimeve në QKU, ngarendja për pagat po merr tipare te një epidemie . Shkollat janë mbylle ka gadi 10 dite. Por po shohim kërkesa një pas një në Qeveri, në Kuvend dhe të shumë sindikatave për rritje të pagës.
Po rrezikohet ajo që është vënë si rregull që rritja e pagave ta përcjellë përqindjen e rritjes ekonomike dhe të produktivitetit. Si] u tha nuk mund te jete e qëndrueshme qe Kosova me 60% të mesatares së nivelit të zhvillimit të rajonit (GDP për një banorë), por pagat e sektorit publik dhe liderëve dhe shumë kategorive tjera janë dukshëm mbi mesataren e rajonit. Nëse sektori publik vazhdon kështu të gërryeje nga pasuria kombëtare edhe kjo e rrezikon shtet ndërtimin dhe stabilitetin e vendit. Është koha që këtu gjithçka të bëhet transparente dhe t’i nënshtrohet një debati të angazhuar dhe presioni publik. Buxheti dhe sektori publik nuk është pronë e partive në pushtet dhe e liderëve të tyre, e as e te punësuarve që marrin page nga ky buxhet. Prandaj duhet te fillohet me ketë proces ristrukturimi dhe përshtatje graduale te pagave, pse jo nga liderët e institucioneve, ministrat, deputetet qe te fillojnë nga pagat e tyre ne nivele mesatar me rajonin, dhe pastaj te bëjnë harmanizimet për pune te njëjte ( kategori) paga përafërsisht e njëjte se secilin institucion. Loja e strucit me pagat e shërbyesve publik dhe funksionareve te zgjedhur duhet te përfundoje disi.
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...