Google ADS

Eksperti i çështjeve të sigurisë komenton vendimin e Gjykatës për aksidentin ku humbën jetën dy vajza

20:17 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ka shpallur fajtor L.M duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik.

L.M pasditen e 22 tetorit të vitit të kaluar kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.R e si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar jetë në QKUK, shkruan arbresh.info.

E për vendimin e Gjykatës ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Shala ka thënë se dënimi i ulët do të ndikoj në rritjen e numrit të aksidenteve.

“Në raport  me një vendim të lëshuar  nga ana e Gjykatës e cila konfirmon dënimin ndaj personit që shkaktoi aksidentin te Rruga B, ku vdiqën dy vajza për arsyeje , që të shqiptohet dënimi aq i ultë për 3 vite e 6 muaj për vrasje  e dy individëve kjo në aspektin e sigurisë nuk do e zvogëlojnë numrin e aksidenteve por do e rris atë”, ka shkruar ai.

Shala po ashtu ka thënë se vendimi duhet të rikthehet në rigjykim.

“Prandaj nga ky vendim i shkallës se parë shpresojë që Gjykata e Apelit të rikthej në rigjykim rastin në fjalë dhe aty të përdoren gjitha normat juridike konfrom dispozitave ligjore mbi një vepër siç është vrasje me paramendim”, ka shtuar ai.

Ai po ka kërkuar nga shoqëria të ngrihet në protestë për këtë vendim,

“Mos të harrojmë që i akuzuari ishte recidivist sistematik si shkelës i ligjit të komunikacionit me mbi 10 raste të ndryshme në komunikacion. Pra duhet edhe shoqëria civile të ngritët në protestë për një vendim të tillë të marr nga ana e gjykatës themelore e  Prishtinës. Sepse vendimet e tilla e ulin besueshmërinë në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë në institucionet tona dhe len hapësirë që e drejta zakonore ( e drejta kanunore ) të përdoret në raste ku gjykata nuk shqipon dënimin konfrom demit që ka shkaktuar veprimi i personit”, ka përfunduar ai.

Ndryshe të hënën Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor L.M duke dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’.

“Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019”, thuhet në komunikatë.

L.M akuzohet se më 22 tetor të 2018-es rreth orës 16:00 në rrugën B në Prishtinë kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia.

Ai po ashtu nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve duke goditur këmbësoret L.A dhe F.R të cilat pas lëndimeve të marra kishin ndërruar jetë në QKUK./Arbresh.info/

Lexo edhe: Babai i vajzës që humbi jetën në aksidentin në Rrugën B: Shteti ma vrau vajzën për së dyti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme