Cilësia e ushqimit të importuar në vendin tonë është mjaftë shqetësuese. Qytetarët po vazhdojnë të rrezikohen veçmas nga cilësia e mishit. Ditë më parë AVUK zbuloi se në Kosovë po hynte mish i prishur nga Belgjika, por mish i prishur po vazhdon të shitet edhe në marketet tona. Vetëm ditëve të fundit janë konfiskuar me qindra kilogram.
Teknologu i ushqimit, Milaim Krasniqi thotë për Indeksonline se konsumimi i mishit që vjen në Kosovë është shumë i dëmshëm, ndërsa shton se konsumatori nuk është aspak i njoftuar me rreziqet që mund t’i kanosen.
“Konsumimi i këtij lloj mishi të importuar nga disa shtete latinoamerikane dhe disa shtete evropiane është shumë i dëmshëm për organizimin e njeriut. Konsumatori kosovar është pak ose aspak i njoftuar me rreziqet që i kanosen nga ky lloj mishi. Përgjegjësia i ngel importuesit dhe inspektoratit i cili merret me kontrollimin e mishit dhe nënprodukteve të saj. Secili produkt ushqimor që futet në pikat doganore të Kosovës duhet të kontrollohen nga ekspert të kësaj fushe”, shprehet Krasniqi.
Ai tutje shton se nuk Kosovë futen edhe shumë nënprodukte të mishit të cilat gjithashtu janë kancerogjene.
“Mos harroni se në Kosovë në ditë futen me qindra produkte ushqime të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në Kosovë futen dhe doganohen shumë lloje të nënprodukteve të mishit siç janë: lloje të sallamit, salçiqeve, përshutës, suxhukut, mishit të tymosur, pashtetave, narezakut etj. të cilat gjatë përpunimit industrial i shtohen me dhjetëra lloje të aditiveve sintetik të cilët janë kancerogjene”.
Krasniqi porosit qytetarët që të konsumohet sa më pak mishi, e në veçanti nënproduktet e saj.
“Mos harroni mish të prishur edhe më herët është futur dhe kontrbanduar në Kosovë, fatmirësisht tani u zbulua. Mishi jocilësor dhe i prishur është përdorur dhe përdoret në industrinë e përpunimit të mishit”.
Ndryshe brenda vitit të kaluar Kosova importoi 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Për një vit kosovarët konsuamuan mish nga Brazili, Argjentina e Shtetet e Bashkuara, Holanda, Belgjika e vende të tjera./Indeksonline/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...