Ekonomistët thonë se për të pasur një ‘Trepçë’ funksionale që mund ta mbajë jo vetëm veten, por edhe shtetin, duhet të investohet në makineri por edhe në bord e menaxhment, që ai të udhëhiqet nga njerëz kompetentë.
Ndërmarrja “Trepça” nuk po arrin assesi të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Aq më shumë, ajo tash e një kohë po operon me humbje, derisa nuk ka arritur që të sigurojë as pagat e minatorëve.
Ekonomisti Muhamet Sadiku, tha për RTK se ‘Trepça’ nuk mund të qëndrojë me subvencione.
“Në vend që problemi të zgjidhet përmes një menaxhmenti e bordi kompetent, modern, të mençur, që e kupton çka është e qeveria korporative, sepse ‘Trepça’ nuk mund të qëndrojë me subvencione, duhet të mendohet seriozisht në inkurajimin e investitorëve të jashtëm, investimeve serioze sidomos në pjesën teknologjike”, tha ai.
Problemet në funksionimin e Trepçës janë të kamotshme, e zgjidhja e tyre mund të marrë kohë.
Sipas njohësve të fushës, rritja e performancës së saj varet nga investimet në makineri e staf.
Edhe Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë, tha se duhet një plan biznesi strategjik në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, shumë profesional, që të nxirret nga kjo situatë ‘Trepça’, duhet të përmirësohen disa faktor, ai teknologjik, operativ dhe financiar”.
Nga Ndërmarrja “Trepça” kanë thënë se në fund të këtij muaji do ta paraqesin planin e veprimit i cili flet edhe për hapat drejt rritjes së prodhimit.
“Ndërmarrja Trepça ka prezantuar para Ministrisë së Ekonomisë planin e veprimit për prodhim. Këtë plan do ta realizojmë në përpikëri, ashtu siç jemi zotuar. Në fund të muajit gusht do të paraqesim një plan veprimi në të cilin është i përfshirë norma në prodhim dhe efektet pozitive do të vërehen në prodhim, pasi që paga do të kalkulohet në bazë të performancës së secilit punonjës të minierës”.
Miliona euro janë ndarë ndër vite për ndërmarrjen ‘Trepça’, e cila nuk arriti asnjëherë pas lufte të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Edhe dje, Qeveria e vendit ndau 4 milionë euro për tejkalimin e krizës aktuale në Trepçë.
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...