Në Serbi po diskutohet për çështjen e statutit të asociacionit.
Ekspertët serb thonë se Statuti në vetvete është kreativ, ofron disa zgjidhje që mund të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Legjislacionin e Kosovës.
Ndërkohë ambasadori amerikan në Beograd ka thënë se Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën drejt integrimit, sipas ujdisë së Ohrit.
Negociatat për statutin e Asociacionit janë një hap përpara në formimin e saj, kështu vlerësojnë ekspertët në Beograd duke theksuar se në thelb ky është konkretizim i parimeve për të cilat janë përkushtuar më parë Kosova edhe Serbia.
“Statuti në vetvete është kreativ, ofron disa zgjidhje që mund të jenë në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës, dhe në anën tjetër, ai mund t’i plotësojë nevojat themelore të komunitetit serb sa i përket shëndetësisë, arsimit, dispozitave të tjera si planifikimi urban, zhvillimi ekonomik. Gjithçka tashmë që është rënë dakord në vitin 2013 dhe 2015 është thjesht pjesë përbërëse e këtij statuti”, ka theksuar për RTK-në, Dragisha Mijaçiq, koordinatori Kapitulli 35 NKEU
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se ideja fillestare që është në tavolinë nënkupton që të ketë Asociacion, ndërsa Serbia të mos e pengojë Kosovën në integrime ndërkombëtare.
Formimi i Asociacionit, në Beograd shihet si element bosht në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Derisa palët kanë pritshmëri të ndryshme. Pyetja është se cili është qëllimi i Asociacionit?
“Thelbi është në mbrojtjen e dyfishtë. Unë do ta përkufizoja si vetëqeverisje të pakicës, ashtu siç është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit në 2013 dhe 2015. Kjo është ajo që kemi në Kroaci si Këshilli Nacional Serb. Si asociacioni i komunave ai merr disa kompetenca në arsim, shëndetësi, shërbimet sociale, dhe kështu dikur ka qenë vetëm decentralizim, tani është edhe demokratizimi”, ka thënë Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike.
Sipas vlerësimeve, statuti që diskutohet në publik, nuk është dokument zyrtar, por është i ngjashëm me atë që po negociohet në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë.
Gjithashtu mendohet se propozimi për Asociacionin përmban elemente që lidhen me 15 modelet e praktikave të mira evropiane, të përmendura më parë nga emisari evropian Mirosllav Lajçak.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës