Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ekziston mundësia që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë.
Megjithatë Rukiqi tha se sipas parashikimeve të Bankës Botërore rritja ekonomike këtë vit do të jetë 4.5%.
“Ka shenja të mungesës së shfaqjes së fuqisë punëtore dhe nëse vazhdon ky trend pritjet janë që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të dukshme të fuqisë punëtore në shumë sektorë”.“Nëse shohim parashikimet e Bankës Botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nëse i shohim vlerësimet për gjendjen ekonomike në rajon dhe në qoftëse bazohemi me trendët e viteve të kaluara presim të kthehemi në mesataren që kemi qenë diku rreth 4.5%”, tha Rukiqi.
Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu shtoi se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është e paevitueshme dhe mund të qojë deri në largimin e të rinjve jashtë vendit.
Gërxhaliu theksoi se sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë mungesa e fuqisë punëtore.Prandaj thotë ai duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi rritje të çmimeve dhe këtë inflacion të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës, raporton EO.
“Nëse vazhdohet me këtë trend dhe nëse miratohet kërkesa për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike që është vërtetë e paevitueshme definitivisht krizë do të thellohet. Por në këtë drejtim Qeveria duhet të ketë masa adekuate apo një qasje më aktive në politikën sociale”.
“Duhet të ketë target familjen skamnore dhe të kontribuojë që qytetarët e Kosovë të shijojnë dorën e zgjatur të shtetit në këtë kohë pandemie ekonomike dhe sociale.
Është krijuar një trend i cili vërtetë e ka kapluar Kosovën dhe vendet e rajonit ku ikja nga vendi është duke u kalkuluar si shpëtimi i vetëm. Në këtë drejtim Kosova është në një rrugë shumë të shqetësuar sa i përket migrimit sepse sot interesi kryesor i të rinjve është që të dilet jashtë vendit”.“
Evropa nuk është ajo që ka qenë përpara prandaj duhet kampanja vetëdijësuese që të krijohet një opinion të qëndrohet këtu.
Duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi këtë rritje të çmimeve dhe këtë inflacion dhe pagat janë në nivelin e njëjtë atëherë është një qasje demotivuese që të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës. Shqetësuese që një ndër sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë fuqia punëtore”, tha Gërxhaliu.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...