Përdorimi i fjalëve të gjuhës angleze e sidomos nga fëmijët, po e rrezikon gjuhën shqipe dhe kjo si pasojë e përdorimit të madh të internetit dhe përdorimit të tyre nga ana e medieve.
Njohës të kësaj fushe vlerësojnë se mësimdhënësit dhe prindërit duhet të bëjnë me shumë në këtë drejtim, në mënyrë që të mos bëhet bastardimi i gjuhës shqipe.
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe mjeteve teknologjike ka ndikur që fëmijët e moshave të reja ta mësojmë shumë më lehët dhe më shpejt gjuhën angleze sesa gjuhën amtare.
Mësimdhënësit në Kosovë vlerësojnë se shumë fjalë të gjuhës shqipe, po zëvendësohen me fjalë të gjuhës angleze nga ana e fëmijëve, e kjo si pasojë e përdorimit të internetit në masë të madhe.
Mësuesja Albina Dermaku, i tha Radio Kosovës se këtë dukuri e hasin çdo ditë në shkolla dhe për këtë kërkojnë edhe ndihmën e prindërve.
“Mendmi im si mësuese është që përdorimi i tepruar i teknologjisë ka ndikuar që shumë fjalë të gjuhës amtare po zëvendësohen me fjalë të gjuhës angleze, gjë që mund të ndikojë në bastardimin e gjuhës amtare. Mësimi i një gjuhë të huaj është përparësi por jo t’i zëvendësojnë fjalët e gjuhës amtare. Prandaj prindërit janë ata që duhet të kenë kujdes më fëmijët e tyre”, ka thënë Albina Dermaku
Gëzim Aliu, hulumtues në Institutin Albanologjik, tha së prindërit duhet të kujdesen që fëmijët fillimisht të mësojnë të flasin gjuhën shqipe, pasi kjo e fundit është duke u rrezikuar nga përdorimi i fjalëve të huaja .
“Fëmijët në moshë të hershme të cilët në të njëjtën kohë flasin dy gjuhë, në këtë rast gjuhën angleze, është e dëmshme për ta. Sepse ata rriten në një botë të ndarë, bota që përfaqëson gjuha shqipe dhe ajo që e përfaqëson gjuha angleze e cila është gjuhë e huaj. Është mirë ta dinë, por është ta mësojnë në shkollë sipas plan programit, e jo në shtëpi. Prindërit nuk guxojnë të flasin as një gjuhë tjetër me fëmijët e vet në shtëpi, për arsye se së pari duhet ta mësojnë gjuhën amtare”, tha Aliu.
Aliu, foli edhe për faktorët të cilët po ndikojnë që fëmijët të zëvendësojnë shumë fjalë të gjuhës shqipe me ato angleze.
“Të të rinjtë përdorimi i rrjeteve sociale po ndikon në masë të madhe që të flasin fjalë të huaja pasi shumica e aplikacioneve janë në gjuhën angleze”, thotë Aliu.
Se me të vërtetë fjalët e gjuhës shqipe po zëvendësohen më fjalë të huaja e thotë edhe profesoresha universitar nga Shqipëria, Manjola Zaçellari. Ajo thotë se sidomos në media po hasim në përdorimin e fjalëve të huaja dhe pa kuptim.
“Sot gjejmë në ligjërime të ndryshme e sidomos në media, një mori fjalësh të huaja të përdorura vend e pa vend, struktura të prishura sintaksore dhe fjalë e fjali pa kuptim. Duke i shtuar kësaj edhe një qëndrim që është krijuar sipas të cilit se ai që përdor fjalë të huaja sidomos nga anglishtja, frëngjishtja dhe italishtja,di të flasë bukur”, tha Zaçellari.
Studiuesit shqiptarë thonë se fjalët e huaja duhet të përdoren vetëm në ato raste kur ato fjalë sjellin një kuptim të ri, një nuancë të re, një ngjyrim emocionues a stilistik, e që atë nuk e kanë fjalët e gjuhës shqipe.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin