Derisa pritet të nis seanca e mocionit për rrëzimin e qeverisë, dhe Polica e Kosovës është mobilizuar dhe është shprehur e gatshme për çfarëdo situate, njohës të çështjeve të sigurisë, kanë qëndrime të ndryshme sa i përket zhvillimeve të sotme.
Mundësia për procedimin e demarkacionit para mocionit në Kuvend, sipas tyre mund të nxisë reagime, të cilat mund të dalin nga kontrolli, por kjo çështje mund të përfundojë edhe me marrëveshje, pa pasur nevojë për protesta e mjete tjera.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami beson që institucionet e sigurisë, më konkretisht Policia e Kosovës e ka planin operativ për mbrojtjen e objekteve të institucioneve të
Kosovës, por edhe të individëve, përfaqësues të popullit, të cilët sipas tij, do të marrin pjesë në mbledhjet e nesërme, qoftë të kuvendit, apo të grupeve punuese.
Sipas Islamit, askush nuk ka të drejtë t’i marrë institucionet në duar të veta, por e drejta për të protestuar dhe për të kundërshtuar është e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare.
Ai, thotë se ata që po e kundërshtojnë demarkacionin, duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë të drejtë të protestojnë, por nuk kanë të drejtë ta marrin ligjin në duar të veta.
Avni Islami
“Unë besoj që nuk do të ketë nevojë as për protesta, do të merren vesh më herët, pasi kjo më tepër duket çështje politike, por nëse vije deri te protesta, atëherë për një kohë të gjatë nuk kemi parë protesta të dhunshme dhe urojmë të mos kemi”, është shprehur Islami.
Ndërsa eksperti tjetër i sigurisë, Hajrullah Tërnava i ka thënë “Arbresh.info” se marrë parasysh që opozita ka bërë të qartë se nuk do të lejohet votimi i demarkacionit, dhe nëse është nevoja do të ndalohet edhe me përdorimin e lotsjellësve, molotovit e tjera mjete të dhunshme, atëherë sipas tij, çdo gjë është e mundur.
Hajrullah Tërnava
“Vlerësimit e deritanishme janë te tilla se demarkacioni është përfolur shumë dhe të qytetaret është rritur mllefi shumë, qe nëse kalon demarkacioni mund te eskalojë situata në përmasa te mëdha. Prandaj policia duhet ta këtë fakt parasysh, dhe të jetë në gjendje të gatishmërisë të numrit ma të madh të policëve, si mundësi e intervenimit brenda dhe jashtë kuvendit, dhe sipas të gjitha gjasave nesër Prishtinën mund ta vizitojnë qytetar të gjitha viseve të Kosovës të cilët e rezistojnë miratimin e demarkacionit të kufirit Mal të Zi-Kosovë”, është shprehur Tërnava.
Por, Tërnava, thotë se nga përvoja e deritashme, policia ka mësuar shumë dhe është e gatshme për çfarëdo intervenim.
“Me përvojën e kësaj opozite të veprimeve të saj, tani edhe policia e Kosovës e ka një eksperiencë dhe në bazë të kësaj eksperience ata duhet të jenë në rrjedha të vlerësimit të gjendjes së sigurisë të kësaj situate dhe te përgatitur nëse iu imponohet që të intervenojnë në mënyra sa ma efikase dhe me pasoja sa ma te lehta- vogla në shpërndarjen e eskalimeve të mundshme të qytetarëve që mund të përfshihen si rezistencë në mos miratimin e demarkacionit nga ana e deputeteve opozitare dhe te tjerë”, thotë Tërnava.
Ndryshe, pas pak në Kuvend pritet të nisë seanca për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje ku thuhet se është vendosur që të shkohet në zgjedhje. ./Arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...